Portali “Indeksonline” publikoi pamjet e para të Dafinës me të dashurin e ri. Dyshja prej disa ditësh dalin publikisht dhe shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Së fundi, mësohet se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo fort e njohur në showbiz-in shqiptar.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend. Një prej tyre merret me tregti me shumicë të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.