Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë pas hekurave dy persona, njëri për drogë dhe tjetri për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISE
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

– Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin I. V., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
– Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, shtetasja K. Th., 82 vjeçe, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës së saj, në fshatin Nivicë, dhe si pasojë ka humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: