Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricioniste Hyrida Basha foli për problemet shëndetësore nga produktet “snack” dhe se si “joshen” fëmijët nga prezantimi i tyre në ambientet rreth shkollës.

“Përpiqem që djalin tim ta mbaj sa më larg këtyre produkteve. Ato kanë sasi të larta dhe konsumimi i shpeshtë shkakton probleme të mëdha në mëlçi, dëmtohet ADN, prishet niveli i hormoneve. Dëmet nuk janë vetëm në shëndetin fizik, por edhe mendor, deri në obezitet. Patetinat konsumohen shpejt, në sasi të mëdha dhe një një kohë shumë të shkurtër. Skuqja në temperaturë të lartë përbën rrezik, pasi patetinat para se të piqen u shtohet amidoni. Ndaj edhe te patetinat kemi 3-5% sheqer të shtuar. Nxehtësia e yndyrnave na ul cilësinë dhe humb vitaminat e produktit. Problem mbetet prezantimi që i bëhet fëmijës ndaj këtyre produkteve në supermarkete, ku vendosen në qendër, ndërsa ekspozohen edhe në subjekte në shkolla jopublike. Ndaj duhet të ketë një kontroll më të mirë ndaj produkteve që ata tregtojnë. Fëmija nuk i njeh këto produkte, i fiton gjatë jetës, ndaj jemi ne që duhet t’ja prezantojmë sa më pak që të jetë e mundur”, -tha nutricioniste Hyrida Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb