Kandidatja për deputete e PD-së Orjola Pampuri, ka denoncuar faktin se zyra elektorale e PS-së në Krrabë është shumë pranë qendrave të votimit të kësaj njësie administrative.

Pampuri thekson se diçka e tillë është e paligjshme, duke shtuar se KQZ duhet të marrë masa.

Postimi i Orjola Pampurit:

Në Njësinë Administrative Krrabë, zyra elektorale e partisë socialiste, qëndron fare pranë tre qëndrave të votimit të kësaj njësie.

Dy prej qëndrave të votimit, janë në katin e parë të njësisë administrative.

?I bëjmë thirrje KQZ, të marrë masa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb