Prej disa orësh vinçat janë përpjekur që të lëvizin vagonët pas përplasjes së dy trenave të ndodhur në Larisa në Greqi, ku u raportuan të paktën 38 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Zjarrfikësit kanë treguar momente tronditëse, ndërsa janë shprehur se janë përballur me një situatë të vështirë, pasi ka qenë e pamundur nxjerrja e disa trupave të bllokuar.
Presidenti i EKAV Thesalisë, teksa foli për aksidenti, tha se dy vagonët e parë të trenave janë ngritur në ajër dhe më pas kanë shtypur pjesën tjetër.
Zjarrfikëset, policia dhe ushtria ndodhen në vendngjarje, nërsa janë ngritur çadrat e Forcave të Armatosura për të ndihmuar të plagosurit.
Një pasagjer i cili kishte arritur të shpëtonte u shpreh: “Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur pasi që nga ora 1:15 e në vazhdim nuk i kishim nxjerrë të gjithë. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona që nuk ishin gjallë dhe në vagona – kryesisht në tre të parët nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit dolën në fillim deri në një orë e gjysmë prej andej dhe më pas ne nxorën vetëm të vdekurit”.
(BalkanWeb)