GREQI – Pamje të tmerrshme vijnë nga Greqia në një moment kur 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Athinën.

Radhë makinash të shkrumbuara, apo njerëz që i janë drejtuar detit për t’i shpëtuar flakëve, janë këto imazhet rrëqethëse që tregojnë situatën aktuale në Greqi.

Sipas mediave vendase Greqia po përballet me krizën më të keqe të zjarrit përgjatë dekadës. Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët dhe disa njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar.

“Ne do të bëjmë çfarëdo të jetë e mundur për ta marrë situatën nën kontroll,” tha kryeministri Alexis Tsipras. Ai ndërpreu udhëtimin e tij në Bosnje për të ndihmuar në koordinimin e situatës, të cilën zjarrfikësit e kanë përshkruar si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Të paktën 104 persona janë plagosur, 11 në gjendje kritike për jetën, 16 prej tyre janë fëmijë.  Banorët në zonat më të prekura u detyruan të dilnin në det për t’i shpëtuar flakëve. Kryeministri Tsipras tha se “të gjitha forcat e emergjencës janë mobilizuar” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonës e Atikës rreth Athinës.

Qeveria greke ka kërkuar nga vendet evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. (e.f/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: