GREQI – Të paktën 74 persona kanë humbur jetën pas flakëve që kanë përfshirë Athinën teksa Greqia po përballet me krizën më të keqe të zjarrit përgjatë dekadës. Gjithashtu mbi 1000 banesa janë shkrumbuar.

Sipas Kryqit të Kuq, 26 trupa janë gjetur në një vilë oborrin e një vile në fshatin bregdetar të Matit në Athinë, shkruan BBC.

Përpara këtij zbulimi të tmerrshëm, numri zyrtar i vdekjeve ishte 24. Punonjësit e emergjencës kanë përdorur anije dhe helikopterë për të evakuuar njerëzit nga një plazh. Autoritetet po kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët dhe disa njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet për 10 turistë që i ikën zjarrit përmes një varke, thonë zyrtarët.

“Ne do të bëjmë çfarëdo të jetë e mundur për ta marrë situatën nën kontroll,” tha kryeministri Alexis Tsipras. Ai ndërpreu udhëtimin e tij në Bosnje për të ndihmuar në koordinimin e situatës, të cilën zjarrfikësit e kanë përshkruar si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Shumica e viktimave ishin bllokuar në fshatin Mati, 40 km në veri-lindje të Athinës, dhe humbën jetën në shtëpitë apo makinat e tyre.

Të paktën 104 persona janë plagosur, 11 në gjendje kritike për jetën, 16 prej tyre janë fëmijë.  Video dramatike e postuar në mediat sociale tregon ndërtesa të dëmtuara, qiellin e mbushur me tym, dhe njerëzit që largoheshin nga zjarri me makinë.

Banorët në zonat më të prekura u detyruan të dilnin në det për t’i shpëtuar flakëve. Kryeministri Tsipras tha se “të gjitha forcat e emergjencës janë mobilizuar” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonës e Atikës rreth Athinës.

Qeveria ka kërkuar nga vendet evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. (E.F/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: