Publikohen pamje të reja nga vrasja e gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz. Siç shihet në video, autorët e krimit largohen nga vendngjarja tre minuta pas ekzekutimit të gazetarit. Kamera e sigurisë i ka fiksuar dy killerat mbi motor pranë shtëpisë së gazetarit.

Po sipas shtypit të vendit fqinj në duart e autoriteteve janë mbi 100 video që tregojnë të gjithë itinerarin e lëvizjes së autorëve nga ndjekja, deri te largimi nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, janë 22 dëshmi nga qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe i panë vrasësit, të maskuar të qëllonin mbi gazetarin dhe të largoheshin me shpejtësi.

Një tjetër provë e fortë në duart e hetuesve, që konsiderohet si “minierë ari” është telefoni i gazetarit, kontaktet e fundit, mesazhet, tabulatet dhe gjithçka tjetër pritet që të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Mediat greke në disa artikuj shkruanin sot se hetuesit dyshojnë se autorët që kanë kryer ekzekutimin janë dy shqiptarë të cilët kanë bashkëpunuar me grupet kriminale greke, por deri tani nuk asgjë konkrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb