Është ekzekutuar në një atentat mafioz biznesmeni i njohur grek, Dionysis Korfiatis. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në ishullin Zakyntos, ku biznesmeni 54-vjeçar është qëlluar nga një person, teksa ishte futur në një zyrë kontabiliteti.

Breshëria e plumbave nga jashtë zyrës nuk i ka lënë atij asnjë mundësi shpëtimi, ndërsa mediat greke raportojnë për një person të plagosur gjatë atentatit, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pas atentatit, policia ka gjetur makinën e djegur disa kilometra jashtë qytetit dhe armën e krimit brenda saj. Raportohet se për ekzekutimin e biznesmenit është përdorur një kallashnikov.

Në qershorin e vitit të kaluar, atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti e vdekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ishulli është një ndër zonat në Greqi ku punojnë dhe jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb