Pas përfundimit të autopsisë, arkivoli me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit do të qëndrojë mbrëmjen e sotme në selinë e partisë së tij në Mitrovicë, vend edhe ku u vra. Mediat kosovare raportojnë se ditën e nesërme, pak pas homazheve, rreth orës 10:00-11:00 arkivoli me trupin e politikanit serb do të niset për në Beograd.

Ende nuk dihet nëse ai do të varroset gjatë ditës së nesërme, pasi besohet se edhe në Beograd do të mbahen homazhe për e kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviçin, transmeton Kallxo.com.

Oliver Ivanoviç u vra në orët e para të mëngjesit të sotëm me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij. Vrasjen e Ivanoviçit e kanë dënuar të gjitha institucionet dhe partitë politike të Kosovës si dhe misione ndërkombëtare në Kosovë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb