Kompania e njohur e supermakinave, “Lamborghini” pritet të krijojë një model të ri të thjeshtë sportiv.

Shefi i kompanisë Stefano Domenicali nuk ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një modeli të ri të nivelit të ulët.

“Mendoj se përgjigja është me gjasë po”, ka thënë ai kur është pyetur nga “Motoring”, nëse pas modelit Urus do të vinte një version i ri.

“Duhet të sigurohemi që modeli i tretë që kemi, Urus, do të jetë mjaftueshëm i qëndrueshëm sa për të menduar për një model të katërt”, ka thënë Domenicali.

Përpos dy platformave të ndryshme që përdoren për Aventador dhe Huracan, modeli i ri sportiv mund të përdorë një platformë të krijuar nga dy të parat së bashku.

Gjithçka për modelin e ri pritet pas prezantimit të SUV-it, Urus në vitin 2018.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: