Nga Zonja Katrina
Përbërësit

1 pako makarona, 2 kunguj, 2 filxhanë qumësht, 150-200 gr djathë, 2-3 kokrra vezë, Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Makaronat i lemë 2-3 minuta më pak se koha e përcaktuar në paketim.

Grijmë kungullin në rende ose e presim në fetëza shumë të holla. Hedhim në tavë makaronat, kungullin, vezët e rrahura së bashku me qumështin dhe djathin të thërrmuar. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe e vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 200 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb