Detaje të reja dalin nga super-operacioni i policisë greke i koduar “Himera”. Sipas burimeve policore, mes të arrestuarve në kuadër të organizatës së drogës është edhe vrasësi i 32-vjecarit Rigert Dervishi.

Ai është zbuluar nga një bisedë telefonike kur pas ngjarjes ka komunikuar me kreun e organizatës në Shqipëri, të cilit policia i di vetëm pseudonimin “Genti”.

Vrasësi e ka informuar se gaboi shënjestër dhe vrau personin e gabuar, ndërkohë që menjëherë merr urdhër nga “Genti” që të vrasin 36-vjecarin, i cili ishte shënjestra e vërtetë. Genti mësohet se kishte informacion të plotë mbi lëvizjet ekonomike të organizatës.

Ai është përgjuar në një komunikim me një pjesëtar, ku ky i fundit i thotë: “Marr pesëmbëdhjetë, i sjell tek ty, ku i jap letrat unë?” dhe “Genti” i përgjigjet: “Jo, jo, mos më fol kështu”.

Policia greke ende nuk e ka identifikuar plotësisht kreun e organizatës dhe as nuk di se në çfarë qyteti të Shqipërisë banon, por mendohet se ai nuk ka shkelur ndonjëherë në Greqi. Në organizatën e tij, prej 146 anëtarësh, 39 ishin shqiptarë, të tjerët ishin grekë, shumica afrikanë ndërkohë që ishte edhe një amerikan në rolin e shpërndarësit.

Gjatë shpërndarjes, anëtarët e grupit kujdeseshin që tek blerësi të mblidheshin rreth 10 persona me qëllim që mos të dalloheshin nga qytetarët e tjerë. Madje një nga anëtarët, punonte si pastrues në një spital publik, ku rezulton të ketë vjedhur dhjetëra kuti me ilaçe për të sëmurët me kancer.

Dosja, e cila përmban 276 faqe, shpjegon gjithashtu se paratë e fituara transferoheshin në Shqipëri me kompani të njohura transfertash.

Skema greke
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb