Një ekspozitë e librat që shkroi, përktheu a redaktoi dhe publicistikën e Ardian Klosit, e përkujtuan atë në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta. Biblioteka Kombëtare e drejtuar tashmë prej mikut të tij Piro Misha vendosi t’i bënte homazh përmes letrave që la pas

Një ekspozitë e çelur në Bibliotekën Kombëtare ka përkujtuar publicistin e përkthyesin Ardian Klosi në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Libra që kanë kaluar në duart e tij, apo gazeta që dëshmojnë mendimin intelektual, u shfaqën për të sjellë në vëmendje atë që Klosi ishte dhe tradhtinë që ju bë amaneteve të tij intelektuale.

Piro Misha: Rol i pazëvendësueshëm që pati në jetën tonë kulturore e intelektuale. Kam dëgjuar të thuhet se shumë prej kauzave për të cilat ai lufoi, mund të quhen beteja të humbura. Ndoshta, një miku im thotë se kjo i bashkon shumë figura të njohura të kulturës sonë prej atyre që ju futën betejës për të ndryshuar e emancipuar shqiptar e që e ngrysën jetën larg.

Ardian Vehbiu: Mungon Klosi, roli i tij publik dhe konteksti ku realizohej Klosi kritik dhe disident, ose habitati i diskursit te disidentit.
Figurë intelektuale kontroverse, shpesh pjesë e debateve publike mbi të tashmen e të shkuarën e vendit, mbi nacionalizmin dhe figurat mitike, regjimin komunist dhe atë që e pasoi, megjithë kastën e bartur, gjuhën, identitetin, historinë e dritëhijet shoqërore, Klosi në ekspozitë erdhi përmes teksteve të para 90-ës e pas 90-ës përzgjedhur nga miku i tij, Piro Misha. Të tjerë miq të hershëm të Klosit ishin të pranishëm në 10 vjetorin e ikjes së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb