Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 pako petë sfoljatë, 1 kokërr vezë, 1 lgj sheqer të errët, ½ lç kanellë, Vaj për skuqje

Salca e servirjes:
6 lgj sheqer pudër
2-3 lgj qumësht
Sheqer të errët
Kanellë

Përgatitja

Nxjerrim petën sfoljatë nga frigoriferi, e hapim në tryezën e punës, e lyejmë me furçë me një vezë të rrahur me pak ujë. E spërkasim petën me sheqer dhe kanellë dhe e palosim në tre. Më pas bëjmë rrathë me një gotë me diametër të madh. Mbi rrathët e petullave që krijuam vendosim një gotë me diametër më të vogël duke krijuar rrathë më të vegjël.

Vendosim vajin të ngrohet dhe skuqim petullat.

Ndërkohë përgatisim një salcë të bardhë me sheqer pudër dhe qumësht.

Pasi ti kemi skuqur petullat sfoljatë i servirim me salcën e përgatitur duke i pudrosur në fund me pak kanellë dhe sheqer kaf.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: