NGA ZONJA VJOLLCA*

 

1 kg lulelakër

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 ml salcë domate

Kripë

Piper i zi

Sheqer

1 lugë kafeje rigon

2 kokrra domate

2 qepë të njoma

250 gr moxarela

200 gr djathë guda

Borzilok

 

Në një tenxhere nxehim vajin ku kauërdisim hudhrat dhe qepën të grirë imët. I kauërdisim për 5 minuta duke shtuar më pas salcën e domates. E lemë salcën në vlim për 5 minuta. E rregullojmë me kripë, pak sheqer, piper dhe rigon.

Vendosim lulelakrën në një tenxhere me ujë të vluar për 4 minuta, më pas e kullojmë dhe  e vendosim në ujë të ftohtë. Ndërkohë presim në feta domatet dhe moxarelën, ndërsa qepët e njoma i presim në unaza. Parangrohim furrën në temperaturën 220 gradë Celsisus. Trazojmë në nje tas lulelakrën me djathin guda dhe masën e përgatitur e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekjeje. E vendosim në furrë të piqet për 10 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra, lyejme të gjithë sipërfaqen me salcë, vendosim qepët e njoma, fetat e domates dhe moxarelës. E vendosim përsëri në furrë për 12 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me borzilok.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb