Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

400-450 gr miell
1 lç maja
1 lç kripë
1 ½ gotë ujë të vakët
2 qepë
2 domate
5-6 lgj vaj ulliri
Piper, rigon

Përgatitja

Në një enë hedhim miellin e situr dhe majanë, e përziejmë duke shtuar dhe kripën. Më pas shtojmë ujin e vakët dhe e punojmë brumin derisa të lidhet. Lyejmë një enë me pak vaj, vendosim brumin, e mbulojmë me pecetë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

Marrim një tavë që nuk ngjit. Hedhim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe vendosim brumin të cilin e hapim me duar në madhësinë e tavës. Sipër pites grijmë hollë qepën dhe lart vendosim domatet. E spërkasim piten në fund me vajin e mbetur, kripë dhe rigon dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: