Policia greke ka arrestuar modelen e njohur Elena Polychronopoulou, pasi iu gjetën një sasi prej 8 kilogramësh kokainë.

Elena dhe partneri i saj Dimitris, ishin duke lëvizur në zonën e Pafratitit, ku u zbulua se kishin të fshehur drogë brenda një valixheje.

Sipas njoftimit zyrtar, partneri i Elenës ka goditur policinë në përpjekje për t’u arratisur. Policia ka rënë në gjurmët e dyshes pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Kujtojmë se Elena bëhet modelja e dytë që arrestohet brenda pak javësh në Greqi, pasi më herët ra në pranga dhe Afordoti Barba, të cilës iu gjetën 35 doza kokaine të fshehur në makinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb