Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se në rast se publikimi i të dhënave personale nga e-Albania për të kaluar në duart e zyrtarëve të PS është e vërtetë, do të ishte skandar i paparë në këto 30 vite.

Sipas Vasjarit, në databazën në fjalë ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike përbri.

Për analistin Kushtetuta është shumë e qartë në rastin e të dhënave personale, pasi në databazë ka dhe të dhëna sensitive.

‘’Edhe njëherë, e para gjë që do them është benifit i dyshimit, sepse çështja është shumë e rëndë. Nëse do ishte e vërtetë, PS do të ishte kapur në flagrancë antikushtetuese skandaloze. Kushtetuta është shumë e qartë, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Por edhe shumë e rëndë për kurrikulën demokratike të PS. Nëse një institucion ka stransferuar të dhëna, dhe ia ka përcjellë partisë që sot ka pushtetin, do ishte skandaloze. Niveli i demokracisë është regres.

Do ishte vërtet kapje e institucioneve. Nukduhet përmes paligjshmërisë të justifikojmë një paligjshmëri. Këtë e thashë në fillim e them tani. Në ata databazë, ka të dhëna sensitive. Për orientime politike për ata 910 mijë veta. Nëse do e shtyjmë më tej, databazi thellon dhe kris në mënyrë të rrezikshme disa figura që në një rrethanë tjetër, se duhet ta nënvizoj këtë, aty ka emra gjykatësish, prokurorësh, emri i kreut të SHISH. Janë shënuar preferencat e tyre politike. Do mjaftonte ky si fakt, do ishte skandal i paparë në këto 30 vite.

Nëse përballemi, gjëja më e tmerrshme nëse do e trajtonim si gjë normale. S’po flasim vetëm për të dhëna, çështja e një të dhëne, por nivelin e demokracisë. Portali që e nxori këtë, ta bënte transparent të gjithin, dhe rrugët për ta kërkuar ligjërisht janë të pafundme. Bëra një analizë në parim, ligjore, si e kuptoj unë, por po e mbyll, po i vë kapak. Do të doja mos ishte e vërtetë. ‘’- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb