NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

150 gr bukë të thekur
2 filxhanë çaji qumësht
1 filxhan çaji sheqer
2-3 kokrra vezë
150 gr rrush të thatë
Reçel për servirje
Përgatitja
Fillimisht vakim qumështin, më pas hedhim bukën e thekur të prerë në pjesë të vogla dhe e lemë të zbutet për 5 minuta.

Rrahim të bardhat e vezëve marengë. Më pas të verdhat e vezëve i rrahim me sheqerin derisa të rrisin volumin e tyre.

Përziejmë bukën e zbutur në qumësht me të verdhat e vezëve, shtojmë dhe rrushin e thatë dhe më pas shtojmë lugë lugë marengën duke e trazuar lehtë. E vendosim më pas në një tavë të lyer me gjalpë dhe me pak miell dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi pudingu të jetë gati e servirim me reçel sipas dëshirës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb