Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 kg mish pule,
1 qepë
500 gr kos
3 vezë
100 ml verë e bardhë
6-7 lugë vaj ulliri
1 lugë rigon
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Pulën e ndajmë në racione dhe e skuqim në vaj ulliri nga të dyja anët deri sa të marri ngjyrë. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë skuqjen. E shuajmë me verën dhe shtojmë rigon, piper dhe kripë. Shtojmë një gotë ujë dhe e lëmë të ziejë. Trazojmë kosin me vezët dhe sapo të jetë zierë, ia shtojmë mishit dhe e kalojmë në një tavë. E pjekim me 190 gradë për 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: