Jastëkë e kukulla të bëra vetë, janë vetëm një pjesë e gjithë punimeve artizanale të Adela Durmishajt. Ajo është bërë e njohur në rrjete sociale falë punimeve që janë krejt të veçanta.

E diplomuar në Inxhinieri Tekstile dhe Modë, Adela duket se ka një raport shumë të afërt me këtë fushë duke iu përkushtuar fantazisë dhe realizmit të punimeve që tani janë kthyer në një stacion preferencash për ndjekësit e saj.

Në një intervistë për “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe, Adela kujton si nisi ky pasion. Ajo që e vogël shihte mamanë e saj e cila kujdesej që ajo dhe kukullat e saj të visheshin njësoj. Më tej flet për rëndësinë që ka përzgjedhja e materialeve ekologjike dhe në fund kishte rezervuar një surprizë për “Vila24”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: