VIDEO/ Tirana në këmbë! Protestë dhe marshim i jashtëzakonshëm në rrugët e kryeqytetit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Revolucion! Ju erdhi fundi!
08 Qershor, 2026 23:13
Madhësia e tekstit:
TIRANË- Një protestë madhështore në Tiranë për 5 orë me radhë. Shqiptarët kanë zgjuar çdo të ri e të re, të moshuar, fëmijë, prindër, të madh e të vogël, janë bërë bashkë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestat mbahen prej nëntë ditësh në kryeqytet, dhe kanë qenë nga më masivet, më madhështoret dhe një shembull civil e qytetar. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar nga protestat e kaluara. Shqiptarët i thonë fund regjimit korruptiv të kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë që ai të japë dorëheqjen.
Të lënë pa të drejta, pa arsim, pa shëndetësi, pa infrastrukturë më largime masive të shqiptarëve, pensionistë të lënë me pensione qesharake. Kjo protestë është e të gjithëve e për të gjithë dhe mbi të gjithë për Atdheun.
“Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Opozitë e Shitur”, Shqipëri Etnike”, kanë qenë thirrjet që kanë ‘bërë jehonë në rrugët e Tiranë gjatë gjithë protestës.
Kjo protestë ka bllokuar të gjitha rrugët kryesore të Tiranës dhe mbi të gjitha, protestuesit janë mbështetur, nga qytetarë, kalimtare, shoferë të motorave, makinave, duke i rënë borive e me brohorima kanë bërë thirrje që të mos heqin dorë, por të luftojnë deri në fund.
Asnjëherë Tiranë nuk ishte kaq shumë shqiptarë bashkë, me energji dhe me kërkesat e tyre të drejta për një jetë me dinjitet, të lirë e të drejtë.
Protesta ka bërë jehonë edhe jashtë vendit. Shqiptarë nga Gjermania, Londra, Zvicra, Milano, Firence, e shumë vende të tjera, kanë dalë në protestë në mbështetje të këtij tubimi që nisi në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.