TIRANE

Kryetarja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri e ftuar në studion e lajmeve në “News 24”  u shpreh se partia që ajo drejton do të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale, që do mbahen këtë qershor, si pjesë e aleancës “Shpresa për ndryshim”. Ratkoceri,  në  fjalën e saj nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë aktuale, ndërsa u shpreh se  këshilltarët e partisë që ajo përfaqëson nuk do të votojë asnjëherë pro kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt.

“Vendosëm momentin e fundit mbas thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe dikush duhet të thoshte që boll më nuk duhet të vazhdohet kështu. Një gjë është e sigurtë që Aleanca Kuqezi nuk do votojë asnjëherë Erion Velinë.

Këshilltarët tanë do të votojnë në të  ardhmen vetëm për ato procese që janë në të mirën e qytetit. E quaj të papranueshme që të bëhen bllokada për projekte që janë të mirën e vendit. Unë nuk kam parë një projekt që mund t’i sjellë të mirë qytetit, përveç biçikletave.”-u shpreh Ratkoceri.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb