Chelsea e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, nuk po jep asnjë efekt as “kura” Pochettino. Pavarësisht se drejtuesit e klubit kanë shprehur besimin e tyre ndaj trajnerit, me sa duket ky është sezoni i fundit i argjentinasit në krye të bluve. Sipas mediave angleze, lojtarët kanë nisur të rebelohen, më saktë i kanë kërkuar drejtuesve që të largojnë Pochettino-n në fund të këtij sezoni.

Pochettino
Pochettino

Kryengritja e lojtarëve pritet të ketë një efekt domino të madh te Chelsea, pasi blutë në fund të këtij sezoni po bëhen gati për një tjetër revolucion. Jo vetëm Pochettino, nga Londra pritet të largohet disa lojtarë për të ulur kostot sezonale. Mes lojtarëve që kanë bërë gati valixhet janë Conor Gallagher dhe Reece James. Nga shitja e dy lojtarëve, Chelsea pritet të përfitojë afro 100 milionë euro.

Broja Pochettino
Broja Pochettino

E paqartë është edhe e ardhmja e Armando Brojës. E sigurt është se “bomberi” kuqezi do të rikthehet në Londër, pas huazimit të dështuar te Fulham, por nëse do të qëndrojë apo do të largohet sërish kjo varet nga trajneri i ri, por dhe nga ofertat që mund të vijnë për sulmuesin shqiptar. Chelsea kërkon të shes Brojën me titullin definitiv për të përmirësuar bilancet ekonomike, pasi Broja është një prodhim i akademisë, çdo e ardhur që vjen për të konsiderohet 100% fitim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb