Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se qytetarët e Gramshit do ta ndëshkojnë me votë Rilindjes që sipas tij grabiti pyjet dhe pasuritë ujore të këtij rrethi.

Një ditë pas prezantimit të kandidatit për Bashkinë Hasim Çekrezi, Meta shkruan se Rilindja e la Gramshin në harresë, mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe e katandisi gjimnazin nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

POSTIMI I PLOTË

Një mesazh i fortë për Fitoren dhe Ndryshimin nga qytetarët e Gramshit, të bashkuar rreth Hasim Çekrezit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” .

Ata do të ndëshkojnë me votë “Rilindjen”, që e la Gramshin në harresë, që mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe që e katandisi gjimnazin e Gramshit nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

“Rilindja” e pashpirt edhe pyjet e mrekullueshme ia grabiti Gramshit bashkë me pasuritë ujore të tij.

Bashkë?Fitojmë!✌️?? #PartiaLirise #BashkeFitojme #Gramsh #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Meta
Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: