GREQI

Një rritje të rasteve me COVID-19 ka shënuar Greqia këtë të martë pasi u shënuan 52 të tilla.

Më shumë raste ka rajoni i Atikës ndjekur nga Selaniku teksa 7 u kapën në portat hyrëse të vendit dhe 4 ishin raste të importuara që u testuan vullnetarisht.

Por ndërkohë koronavirusi është i shpërndarë edhe në rajone të tjera të Greqisë teksa raste janë gjetur edhe në ishujt e largët kufitarë të Lesvosit dhe Evias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb