Analisti Erl Murati u shpreh se ambicia për të garuar është legjitime dhe se nuk ka asgjë negative.
Gjatë një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, tha se Salianji nuk u lejua të garojë sepse në mentalitetin e politikanit Sali Berisha përbën cënim të autoritetit të tij.
Sipas Muratit Berisha për këtë arsye nuk mund të lejojë të dalin zëra ndryshe apo kundër.
“Është legjitimi që të kenë ambicie për të garuar por edhe për të mos u dorëzuar. Salianji nuk u lejua sepse në mentalitetin e politikanit Sali Berisha përbën cënim të autoritetit të tij. Pra nuk mund të lejojë një zë ndryshe që të dalë Ervin Salianji dhe ta kritikojë apo ta demaskojë…Pra ky është thelbi dhe fillesa, ky njeri duhet të kandidojë sepse duhet ndryshojë frymën…Salianji është quajtur armik sepse ka folur kundër. Por nuk besoj që zoti Salianji edhe për arsye të tjera, pra deri diku është i papërgatitur për këtë. Politikisht është vetëm, nuk shoh asnjë person tjetër pjesë të strukturave me peshë politike brenda PD që të jenë në krah, tentuan 2-3 dhe nuk e di nëse më pas u joshën nga Sali Berisha”, tha ai.
