Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 tufë dhjozëm, 1 thelpi hudhër, 1-2 lgj vaj ulliri, 300-400 gr kos, 2 lgj majonezë, 1 lgj uthull, 5-6 karrota, 1 kastravec, 1 lgj kaperi
Kripë, piper

Përgatitja

Ziejmë karrotat në mënyrë aldente, i lemë të ftohen, i presim në kubikë të vegjël ose i presim dhe i ziejmë në avull që të mos largohen vlerat ushqimore.

Në një makinë grirëse hedhim gjethet e dhjozmës, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe përgatisim një salcë.

Kastracevin e qërojmë nga lëkura dhe e presim në kubikë. Vendosim në një tas kastravecin, karrotat, kosin, majonezën, salcën e pergatitur, uthullën dhe kaperin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e përziejme mirë sallatën. E lemë më pas të qendrojë në frigorifer mbuluar me celefon. Mirë do të ishte që kjo sallatë të bëhej një ditë më parë dhe më pas të konsumohet servirur me pak vaj ulliri dhe kokrra piperi rozë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb