Nga: Zonja Katerina

1 lakër të bardhë
2-3 karrota
1-2 degë selino
1 portokall (lëng + cipë)
1 limon (lëng + cipë)
2 lgj mjaltë ose pekmez
2-3 thelpinj hudhër
2-3 speca të vegjël djegës
2-3 lgj uthull
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Grijmë hollë lakrën e bardhë, karrotat në rende dhe gjithashtu selinonë. I vendosim perimet në një sallatiere dhe përgatisim salcën marinuese. Në një tas vendosim hudhrat dhe specin djegës të grirë në rende, vajin e ullirit, uthullën, mjaltin, lvngun e portokallit dhe të limonit me gjithë cipë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e trazojmë mirë salcën dhe marinojmë sallatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb