NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

125 gr kuskus
1 tufë qepë të njoma
1 tufë rukola
1 avokado
2 degë nenexhik të freskët
250 gr domate qershi
5 lgj lëng limoni
3-4 lgj uthull, pak sheqer
Kripë, piper i zi
200 gr djath të bardhë
Përgatitja
Vendosim në zjarr 150 ml ujë me ½ lugë kafeje kripë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe sapo të kalojë uji në vlim shtojmë kuskusin. E largojmë nga zjarri dhe e lemë 4 minuta të mbuluar. Më pas e thërrmojmë me anë të një piruni.
Në një tas përziejmë uthullën me lëng limoni, kripë, piper, pak sheqer dhe vaj ulliri.
Bashkojmë në një sallatiere rukolën, qepët e njoma në unaza, domatet qershi të prera në gjysëm, avokadon të prerë në kubikë, nenexhikun e freskët dhe kuskusin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund salcën e përgatitur. E lemë sallatën 15 minuta të marinohet mirë dhe më pas e shërbejmë duke thërrmuar pak djath të bardhë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb