Recete nga Znj Eneida
Përbërësit
4 vezë të ziera
4 patate mesatare
2 qepë të njoma
2 kastraveca turshi
3 lugë majonezë
6 lugë salcë kosi
1 lugë kaperi
Kopër
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja

Receta mubd të përgatitet me vezë të ziera nga Pashkët ose t’i zieni posaçërisht për këtë recetë. Patatet i pastrojmë, i presim në copëza dhe i vendosim për t’u zierë në ujë me kripë. Më pas i lëmë të ftohen, i bëjmë bashkë me vezët, qepët e njoma të prera në feta të holla si dhe kastravecat turshi të copëzuar. Trazojmë bashkë majonezën me salcën e kosit. Shtojmë 2 lugë vaj ulliri, kripë dhe kopër dhe masën ia shtojmë pateteve me vezë. E trazojmë dhe e servirim me piper të zi nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb