NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 tufё miks sallate
1 tufё rukola
6-8 fiq tё njomё
1 dorёz manaferra
100 gr fara kungulli
3-4 lgj vaj ulliri
3-4 lgj uthull balsamike
100 gr djath parmixhano
Kripё, piper
Slacё balsamike pёr servirje
Përgatitja
Fillimisht vendosim farat e kungullit nё ujё tё zbuten pёr 10-15 minuta.

Pasi kemi larё mirё llojet e sallatёrave i vendosim nё njё sallatiere ku shtojmё manaferrat dhe fiqtё e njomё. Trazojmё vajin e ullirit me uthull, kripё dhe piper dhe e shtojmё mbi sallate. Nё fund shtojmё farat e kungullit, djathin parmixhano tё prerё nё feta tё hollё dhe pak salcё balsamike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb