NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

800 gr sardele
2-3 kunguj
2-3 patate
1 qepë
½ degë selino
1 lgj mustardë
1 filxhan ujë
1 koncentrat pule
2-3 degëza rozmarinë
2-3 lgj vaj ulliri
Lëngu i 1 limoni
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan të thellë me kapak hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe bëjmë shtresën e parë me patatet e prera në feta të holla rrumbullake, shtojmë qepën e prerë në gjysëm rrathë pastaj selinonë. Trazojmë mustardën në një gotë ujë dhe ia shtojmë perimeve. I mbulojmë më pas perimet me kapak dhe i lemë për 25 minuta të ziejnë në temperaturë mesatare.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb