Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndonëse kërkoi që të merrte pjesë në seancën e GJKKO për kryebaashkiakun Fredi Beleri, nuk është lejuar të jetë i pranishëm.

Dule tha se Belerit po i mohohet e drejta për t’u betuar si kryebashkiak.

“Sot zhvillohet seanca paraprake për çështjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, zoti Beleri. Erdhëm me kërkese të avokatit, por gjykatësja u përgjigj me vendim negativ, por është vendim i respektuar. Zoti Beleri në mënyrë të padrejtë po mbahet në burg dhe nuk po lejohet që të betohet. Mjafton t’ju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur që ishte i paraburgosur. Ai u lejua që jo vetëm të kryente betimin si deputet, por të vazhdojë dhe betimin si parlamentar. Prej drejtësisë kërkohet që ta trajtojë siç është ligji, të praktikave që njihen botërisht, Nuk ka arsye që zoti Beleri të qëndrojë asnjë minutë i burgosur. Nuk kemi ende një vendim gjykate. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë procesin gjyqësor. Fakti që zoti Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin, është shkelje flagrante. Është momenti që zoti Beleri të lejohet që të betohet dhe drejtësia të vazhdojë punën e vetë.”, tha Dule.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: