Fëmijë të apasionuar pas shahut kanë treguar për “Vila24” sa të tërhequr janë pas këtij sporti dhe çfarë ka ndryshuar tek sjellja e tyre. Kamera e “News24” i ka ndjekur në një pasdite stërvitore dhe simultane me trajnerin e tyre Llambi Pasku, kampion ndërkombëtar.

I kënaqur nga aktivizimi i moshave të vogla, Pasku thotë se shahu të edukon korrektësinë sportive, i mëson fëmijët të pranojnë humbjen e t’i japin dorën në fund kundështarit të tyre. “Duhet të kesh një strategji.”-shton trajneri i cili instrukton shahistët e vegjël të ndërtojnë logjikën e fortë dhe përballjen me fushën, sot e me jetën nesër. Përballë njëri-tjetrit, fëmijëve iu desh të improvizonin për kamerat, ndërsa ata në fakt nisën një lojë të vërtetë, me humbës e fitues.

Tregojnë se shumicën e kanë nxitur prindërit të merren me shah, e tani kanë krijuar një lidhje me këtë sport, të heshtur, por që ndikon në rritjen e kapacitetit të mendimit e daljes nga situata. Jo vetëm shahu, por sported në përgjithësi do ishin një zgjidhje shumë e mirë për të shpëtuar nga varësia e lojërav elektronike apo dembelizmi pa u aktivizuar me diçka që sjell përfitime në zhvillimin psiko-motorik të fëmijëve. Le t’u urojmë suksese shahistëve të vegjël, kampionëve të ardhshëm!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: