Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video, kreu i shtetit theksoi se në këtë ditë vjen më i fortë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm.

Sipas Metës, vepra e Shën Terezës duhet të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare.

MESAZHI I METËS
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.
Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë! ??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb