GREQI

Santorini, ishulli i famshëm turistik grek ka shënuar rastin e parë me COVID-19 për here të parë gjatë pandemisë.

Ishulli me një popullsi vendase prej 14 mijë banorësh, por që mbipopullohet gjatë verës nga turistët, ka regjistruar sot një turiste rumune asimptomatike me COVID-19.  Ajo është karantinuar në hotel teksa do i bëhet dhe një test i dytë.

Ndërkohë Greqia në total sot ka shënuar 28 raste teksa 12 janë kapur në portat hyrëse të vendit. Rastet ishin të shpërndara në shumë zona të Greqisë por jo në nivel komunitar, por vetëm kontakte të afërta të atyre që janë infektuar më parë me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb