Shifra në rritje të numrit të viktimave vijnë nga Greqia. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, duke e çuar numrin e viktimave në total në 101.

Tashmë bilanci në Greqi ka shkuar në 2145 të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë rreth 73 persona janë të intubuar në spitale.

Ndër të tjera Greqia është konsideruar tashmë nga vendet perëndimore si një shembull i marrjes së masave ndaj COVID-19 dhe që tashmë po japin rezultatet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: