Kryeministri Mitsotakis sqaroi se nuk do të ketë bllokim të ri për shkak të rasteve të reja  me Covid-19 që ccdo ditë e më shumë po kapin shifra rekord.

“Kemi më shumë raste sepse po kryejmë shifra rekord të testeve për Covid”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se duhet të diskutohet propozimi i deputetit të SYRIZA, Nikos Filis që certifikata e vaksinimit të mos jetë e vlefshme pas semestrit.

Lidhur me propozimin e liderit të SYRIZA-s Tsipras që edhe personat që hyjnë në kisha të detyrohen të kenë një certifikatë apo testim, kryeministri tha se SYRIZA po e politizon pandeminë dhe shtoi se do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur të kontrollohej një gjë e tillë, ndërsa një pyetje do të ngrihej edhe për supermarketet apo farmacitë.

Kryeministri tha se detyrimi për të vaksinuar, siç shihet nga profesionistët e shëndetësisë, ka kufi, pasi është vërtetuar se ka një “mur mohimi” që ngrihet nga minoritetet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb