GREQI – Rritet numri i viktimave të shkrumbuara nga zjarri që përfshiu ditën e djeshme zonat periferike të Athinës. Deri më tani sipas autoriteteve vendase numra ka shkuar në 74, tre prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë.

Një ngjarje e tillë e përmasave kaq të mëdha nuk regjistrohej që prej vitit 2007, ku nga zjarri humbën dhjetëra persona në Peleponez. Pjesa më e madhe e zonës së Atikës, dhe fshati turistik Mati një atraksion i mbipopulluar në kryeqytetit helen u bënë shkrumb e hi.

Dëshmitë nga terreni flasin për frikë, tmerr dhe kufoma të djegura brenda shtëpive. Në një video të publikuar nga mediat greke, tregohet cfarë ka mbetur pas zjarrit që shkrumboi çfarë gjeti përpara. Pamjet apokaliptike janë filmuar me dron për të treguar më nga afër atë se cfarë shkaktori zjarri në zonat periferike të Athinës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb