GREQI – Mati nuk ekziston më. Fshati aq shumë i dashur nga kryeqytetasit grek ishte një nga zonat më të prekura nga zjarri, i cili që prej pasdites së të hënës shkrumboi rrethinat e Athinës. Mati është dhe zona ku regjistrohen më shumë viktima.

Në këtë fshat humbën jetën 26 persona, 3 prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë. Ai është një fshat i vogël turistik me pamje nga deti me pak se 40 kilometra nga Athina. Ai ishte një vend shumë i dashur nga kryeqytetasit dhe frekuentohej nga shkollat dhe kampet verore.

“Tashmë ky fshat nuk ekziston më”- ka thënë një dëshmitare nga Mati për televizionin grek Skai. “Pashë trupa të pajetë, makina që digjeshin dhe ndihem me fat që jam gjallë”- përfundoi gruaja e cila e quante mrekulli që ishte ende gjallë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: