Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ka komentuar situatën në Bashkinë e Himarës.

Meta theksoi se kandidati fitues për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri u mor peng, duke shtuar se qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre. Për Metën, Beleri duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës.

“Fredi Beleri është i rrëmbyer nga shteti. Edi Rama bëri një regji të përsëritur. Veprohet gjithmonë me regji të Ramës. Kjo që ka ndodhur sot në Himarë është e turpshme, sepse Himara e ka treguar vullnetin e saj. Asgjë nuk e pengon Fredi Belerin të betohet, duhej të ndiqej i lirë.

Nuk ka asnjë provë për të, janë akuza false. I jepet leje nga policia që të shkojë në varrimin e gjyshes dhe nuk i jepet leje që të betohet si kryebashkiak. Tjetërsimi i pronave të himariotëve është agjendë e Edi Ramës. Kjo çështje zgjidhet me kthimin e Fredi Belerit për të bërë betimin. Kemi shembull nga Kosova, një kandidat hyri në burg dhe u betua si kryetar komune”, deklaroi Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb