Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit “Midis krimeve dhe mirazheve” të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Berisha u shpreh se studentët kanë bërë mrekulli, pasi u paraqitën para regjimit si të pamposhtur, teksa ka shtuar se libri “Midis krimeve dhe mirazheve”, është një monument i merituar ndaj tyre.

“E vlerësoj si libër i jashtëzakonshëm. Është libri që kam lexuar më shumë dhe e vlerësoj së pari si monument të merituar ndaj atyre studentëve dhe Azem Hajdarit që në një hark kohor të shkurtër u ngjitën nga balta e tokës dhe më aktin e tyre u mbuluan me të gjitha librat që një popull i shtypur mund tu jepte atyre. Nuk ka asgjë më të gjallë se libri. Ky libër është i pasur me jetë, ngjarje e zhvillime nga dy botë. Një botë që po vdiste dhe një që po lindte. Në ato ditë Besniku, siç e njohin i ka me kursim emocionet dhe në këtë kontekst mund të them se ishte një vëzhgues i përhershëm dhe gjithë ato orë i ka shkrirë, derdhur në art me një realizëm dhe vërtetësi të pa cenueshme. Ai ishte revolucioni demokratik më i rëndësishëm dhe ne historinë e lirisë po ashtu. Nuk injoroj kurrë luftën, por kaluam nga një diktaturë në një tjetër. Shumë herë po ta mendosh e ri mendosh, them dy gjëra që studentët bën mrekulli sepse ata u paraqitën para regjimit si të pamposhtur”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb