Nga: ZONJA KATERINA

300 gr rosnica
1-2 karrota
1-2 speca
1 qepë të thatë
1 thelpi hudhër
1 domate ose ½ fç pure domate
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1 limon
1.5 litër lëng mishi ose perimesh
Kripë, piper i zi

Në një tenxhere hedhim një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të zbutet shtojmë karrotat dhe specin të prerë në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë perimet të zbuten për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël (pa cipë dhe fara) dhe i trazojmë për 1-2 minuta.

Shtojmë lëngun e mishit ose lëng perimesh të ngrohtë dhe e lemë supën të marrë 2-3 valë dhe më pas shtojmë rosnicat të cilat i lemë të ziejnë së bashku me supën.Pasi supa me rosnica të jetë gati e servirim të ngrohtë me pak majdanoz të freskët.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: