Nga: ENEIDA ÇAKERRI

500 gr oriz për sushi
Ujë
4 lugë gjelle uthull Orizi
Salmon i tymosur
Salcë soya

Orizin e shplajmë mirë për 2-3 minuta në ujë të rrjedhshëm. E vendosim për të zierë në temperaturë të ngadaltë për 20 minuta. Orizin e zjerë e kalojmë në një tavë, e lëmë të ftohet pak, shtojmë uthullën e orizit dhe presim të ftohet totalisht që të përdoret. Lagim duart me ujë dhe uthull orizi, marrim pak oriz dhe i japim formë cilindrike. I vendosim salmonin lart dhe e shërbejmë me salcë soje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb