Nga: ZONJA ENEIDA

Për bazën:
150 gr biskota
60 gr gjalpë

Për kremin:
400 gr konservë pjeshke
4 lugë niseshte
90 gr sheqer
50 gr gjalpë
100 ml ujë
2 të verdha veze

Për marengën:
2 të bardha veze
100 gr sheqer

Grijmë biskotat dhe shtojmë gjalpin. Formojmë brumin dhe e shtrojmë në tavë duke e shtypur me fundin e një gote. E vendosim në frigorifer të ftohet.

Në një tenxhere bashkojmë sheqerin me ujin dhe niseshten, i vendosim në zjarr duke i trazuar derisa të trashen pak.

Pjeshkët i grijmë mirë në mikser dhe i shtojmë në tenxhere. I trazojmë derisa fillojnë të ziejnë dhe i heqim nga zjarri. Shtojmë direkt vezët një e nga një si dhe gjalpin. E lëmë të ftohet dhe e shtojmë mbi biskotë.

Rrahim të bardhat e vezës me sheqerin derisa të bëhen shkumë. E vendosim mbi tartë dhe e pjekim 10 minuta në 220 gradë sa të marrë ngjyrë nga lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb