Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 filxhanë miell misri, 2 filxhanë ujë, 4 lgj vaj ulliri, 4-5 kunguj, ½ gotë pana, ½ gotë qumësht, 2-3 vezë, 2-3 lgj oriz, Kripë, piper
Koper, majdanoz.

Përgatitja

Fillimisht zemë një brumë të butë me miellin e misrit, ujin e vakët dhe 1 lugë vaj.

E hapim brumin e përgatitur në një tavë (të lyer me gjalpë) duke e rregulluar mirë me dorë.

Grijmë kungullin në rende, i hedhim kripë dhe e zbusim me dorë, shtojmë më pas erëzat dhe orizin dhe masën e përgatitur e vendosim mbi brumin që kemi shtruar në tavë. Rrahim vezët me panën dhe qumështin, shtojmë kripë dhe piper dhe e hedhim mbi tartë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb