Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 finokë të mëdhenj
100 gr domate qershi
2-3 qepë të njoma
10 ullinj të zinj
1 fetë bukë
1 lugë kaperi
2-3 açuge
2-3 lugë djathë kaçkavall
Vaj ulliri
Kripë/piper i zi

Përgatitja

Finokët i presim në feta dhe i ziejmë në ujë ose në avull. I vendosim në tavë dhe shtojmë qepët e njoma të prera për së gjati. Shtojmë domatet, kaperi, vaj ulliri me acuger, kripë, bukën e grirë dhe djathin kaçkavall. Nga lart pak vaj akoma dhe i pjekim me 200 gradë për 30 min.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb