Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra, 1-2 patëllxhanë, 1 qepë të thatë, 2-3 thelpinj hudhër, 1-2 speca të kuq, 3-4 domate të pjekura, 3-4 lgj vaj ulliri
1-2 gjethe dafine, Kripë, piper, rigon.

Përgatitja

Qiqrat i lemë në ujë të bollshëm me 1 lugë kripë për rreth 12 orë. Më pas i ndërrojmë ujin, i kullojmë mirë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë dhe 1 gjethe dafine dhe i lemë të ziejnë për rreth 30 minuta. Herë pas here largojmë shkumën e krijuar gjatë zierjes.

Ndërkohë presim patëllxhanët në kubikë mesatare dhe i lemë në ujë me kripë.

Në një tavë vendosim patëllxhanët dhe specat, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë dhe i vendosim në furrë për 10-15 minuta.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën së bashku me hudhrat, më pas shtojmë domatet e grira në rende, kripë, piper dhe rigon dhe lemë për rreth 20 minuta sa të bëhet një salcë e plotë.

Në tavën ku kemi patëllxhanët dhe specat shtojmë qiqrat dhe salcën e përgatitur. E mbulojmë me një letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-30 minuta.

Sipas dëshirës e servirim më pas me djathë të bardhë dhe majdanoz apo nenexhik të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb